Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Koreja Veriore ende pa transmetim televiziv të ndeshjeve të Botërorit 04.06.2010

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Koreja Veriore ende pa transmetim televiziv të ndeshjeve të Botërorit 04.06.2010 Empty
MesazhTitulli: Koreja Veriore ende pa transmetim televiziv të ndeshjeve të Botërorit 04.06.2010   Koreja Veriore ende pa transmetim televiziv të ndeshjeve të Botërorit 04.06.2010 EmptyFri 4 Jun - 2:59

Koreja Veriore ende pa transmetim televiziv të ndeshjeve të Botërorit 04.06.2010 Kupav

Derisa në Korenë Jugore transmetimi i ndeshjeve nga Botërori i Afrikës së Jugut do të shikohet në teknologjinë 3D në sallat e kinemasë, në Korenë Veriore sipas të gjitha gjasave dashamirët e futbollit ndeshjet e këtij evenimenti do të detyrohen t’i shikojnë vetëm nëpërmjet internetit....
Në fakt, tash për tash duket se tensionet politike ndërmjet këtyre dy shteteve do t’ia pamundësojnë opinionit në Korenë Veriore që t’i shikojnë ndeshjet nëpërmjet ekraneve televizive. Sinjalin nga Afrika e Jugut për gadishullin aziatik e ka marrë kompania SBS (Seoul Brodcasting System), e cila nuk është e gatshme që ta ndajë këtë sinjal me shtetin fqinj. Megjithatë ditët e fundit zyrtarët e Koresë Veriore kanë bërë kërkesë për të marrë sinjalin televiziv nga SBS dhe shpresojnë në një përgjigje pozitive. Në rast se SBS përgjigjet sërish negativisht, atëherë banorëve të Koresë Veriore nuk iu mbetet tjetër, veçse ndeshjet e Botërorit t’i ndjekin nëpërmjet faqeve të ndryshme në internet, që do të ishte një hendikep i madh, pasi cilësia e transmetimit nëpërmjet internetit në të shumtën e rasteve nuk është në nivelin e duhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Koreja Veriore ende pa transmetim televiziv të ndeshjeve të Botërorit 04.06.2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ende Zera Per Nje Shkembim Santon-Zaccardo (31.12.2010)
» Zanetti: "Ende Me Mungon Nje Trofe, Superkupa Europiane" (24.08.2010)
» Stankovic: "Mourinho eshte nje kujtim, kemi ende tituj per te fituar" (20.08.2010)
» Materazzi:Derbi i Milanos eshte "ndeshja e të gjitha ndeshjeve" (02.04.2011)
» Van Gaal: Ende pres më të mirën nga Ribery

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: