tifo_ultras Co-Admin
| Titulli: Tevez nën regjimin e dietës për shkak të Botërorit 04.06.2010 Fri 4 Jun - 2:57 | |
| Sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez i është nënshtruar regjimit të dietës, në mënyrë që ta pres sa më i përgatitur fillimin e Kupës së Botës në futboll.... Deri në fillimin e Botërorit, sulmuesi argjentinas ka vendosur të hajë vetëm pemë dhe perime, sepse dëshiron të humb kilet e tepërta, në mënyrë që të jetë sa më i shpejtë në duel me futbollistët kundërshtar. “Dua të kënaqem në Botëror, sepse është një aktivitet që nuk luhet as çdo ditë e as çdo vjet. Kam angazhuar një nutritionists, pasi njëra nga problemet e mia më të mëdha është mbipesha. Thjeshtë nuk kujdesem shumë, por unë jam profesionist, kurse ky është një Botëror, prandaj duhet të jem më i përgjegjshëm dhe të kujdesem për peshën time. Përveç nutritionistsit kam angazhuar edhe një trajner personal. Do të shohim nëse kjo sakrificë e imja do të më shpaguhet në fushën e gjelbër”, ka theksuar Tevez, duke shtuar: “Jam i vetëdijshëm se nuk jam zgjedhja e parë e Maradonës. Kjo është e lehtë edhe për t’u sqaruar, sepse nuk kam shënuar 15 gola në kualifikime. Kam pasur rastet e mia, por nuk i kam shfrytëzuar, prandaj tash më pret një betejë e madhe për të siguruar vendin e titullarit dhe unë do të përkushtohem maksimalisht. Natyrisht se dëshira ime është që të jem titullar, por jam i vetëdijshëm se Mesi dhe Higuain janë para meje. Forma e tyre është brilante. Ata janë sulmues të shkëlqyer, ne jemi skuadër jashtëzakonisht e mirë, por këtë duhet ta tregojmë atje ku duhet - në Botërorin e Afrikës së Jugut”. Argjentina bënë pjesë në grupin B, së bashku me Nigerinë, Korenë e Jugut dhe Greqinë. | |
|