eN Co-Admin
| Titulli: Hysi - Inter, afër realizimit (21.08.2011) Sun 21 Aug - 3:06 | |
| Përpjekjet e mëdha të drejtuesve të Hysit dhe atyre të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) rreth organizimit të një ndeshjeje miqësore mes kampionit kosovar dhe skuadrës së famshme italiane, Inter, pritet të japin fryte.
Burime të besueshme të gazetës Express brenda Hysit dhe FFK-së kanë konfirmuar se bisedimet mes kosovarëve e italianëve rreth organizimit të kësaj miqësoreje janë në fazën finale dhe se ato po zhvillohen në favor të Hysit.
Sipas këtyre burimeve, ka mbetur që vetëm Federata e Futbollit e Italisë t’ia japë dritën jeshile Interit për t’u takuar me kampionin dhe fituesin e Superkupës së Kosovës.
Nëse kjo ndodh, sipas burimeve, miqësorja do të zhvillohet në Zvicër më 3 shtator, datë e lirë për Interin, pasi FIFA këtë datë e ka lënë në dispozicion të Kombëtareve të shteteve të ndryshme.
“Inter veç është pajtuar për ta zhvilluar këtë miqësore më 3 shtator. Kjo ndeshje pritet të luhet në Gjenevë. Pra, edhe Federata e Zvicerane e Futbollit është pajtuar që kjo ndeshje të zhvillohet në territorin e vet. Ka mbetur që vetëm Federata italiane t’ia japë lejen Interit për të udhëtuar drejt Zvicrës”, ka thënë një burim i besueshëm i Expressit, i afërt me zhvillimet.
Gazeta Express qysh të hënën e kaluar ka raportuar rreth mundësisë së zhvillimit të miqësores mes llapjanëve e Zikalterve. Madje, Express kishte mësuar se drejtuesit e klubit nga Merdari ua kishin kërkuar pasaportat futbollistëve të tyre, në mënyrë që te aplikohet për nxjerrjen e vizave në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë. | |
|