Deri pak dite me pare Marek Hamsik dukej se ishte mister X qe kerkohej nga Milani, por sipas informacioneve me te fundit destinacioni i mesfushorit sllovak mund te jete Interi. Po ju servirim tre tregues qe te cojne te mendosh se Hamsik mund te mberrije tek Inter: E para: Disa jave me pare De Laurentis pranoi se ne rast se sllovaku do largohej Moratti do kishte me shume prioritet per ta blere se sa “kusherinjte” kuqezi. E dyta: Prokuratori i Thiago Motta u shpreh dje ne mengjes tek radio CRC se do e shihte mire dyshen Inler-Motta tek Napoli, duke mos perjashtuar mundesine qe kjo te ndodhe. E treta: Javen e kaluar Pandev u ka treguar disa miqve te tij se me shume mundesi ne sezonin e ardhshem do te luaje tek Napoli. Duke pasur parasysh sa me lart, mund te formulohet kjo oferte per te marre Hamsik: 15 milion plus Motta dhe Pandev, ndersa per lojtarin parashikohen 3 milion euro ne vit. Natyrisht ky operacion eshte shume i veshtire per tu kryer edhe pse interesimi i Interit per Hamsik eshte manifestuar me kohe. Per me teper, parate e fituara nga shitja e mundshme e Sneijder dhe deshira e lojtarit per te kaluar tek nje ekip i madh mund te jete celesi qe mund te coje Hamsik ne zikalter.