Federata angleze e futbollit ka vendosur ti jape fund zerave per largimin e trajnerit Fabio Capello dhe manaxherit te pergjithshem Franco Baldini. Keto dite emri i teknikut italian eshte lakuar shume per te ardhe ne krye te pankines zikalter. Adrian Bevington drejtues i federates u shpreh: “Nuk kemi fare dyshime qe Capello dhe Baldini do qendrojne 100% duke shpresuar qe te na udheheqin drejt suksesit ne Poloni dhe Ukraine. Gjeja me e rendesishme tani eshte qe te perqendrohemi tek objektivi yne dhe te kualifikohemi sa me shpejt per ne Euro 2012. Edhe pse rezultati me Zvicren ishte zhgenjyes, ne vazhdojme te mbeshtesim plotesisht Capellon.”/
©interistat.com