eN Co-Admin
| Titulli: Skuadrat italiane kërcënojnë me largim nga Serie A Fri 13 May - 8:10 | |
| Zyrtarët e Milanit, Interit, Juventusit, Romës dhe Napolit nuk janë ndarë të kënaqur me propozimin për ndarjen e të ardhurave nga të drejtat televizive. Të hyrat nga të drejtat televizive janë burimet kryesore të skuadrave italiane të futbollit. Krerët e "Lega Calcio" kanë propozuar që të hyrat të ndahen në bazë të numrit të tifozëve të skuadrave, ndërsa numrin do ta caktojë një institut hulumtues. Mirëpo, me këtë vendim nuk janë ndarë të kënaqur as krerët e skuadrave më të mëdha të futbollit italian.
Në të vërtetë, të mërkurën është votuar për këtë çështje dhe është votuar 6:5 në favor të skuadrave të vogla, ku vota e presidentit të Lega Calcio, Maurizio Bereta, ishte vendimtare.
"Beretta do të marrë përgjegjësi për veprat e tij, përfshirë edhe se çfarë ndikimi mund të ketë në Lega. Ai abstenoi në votimin e parë më herët dhe kishte premtuar të bënte të njëjtën gjë edhe të mërkurën, por ndërroi mendje", ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, shkruajnë mediumet italiane të enjten.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka shkuar më larg duke thënë se skuadra e tij mund të tërhiqet nga garat.
"Janë pesë skuadra që mes vete përfaqësojnë 75 për qind të tifozëve të gjithë ligës, por duhet të pranojnë vendimin e skuadrave tjera. Ne do të apelojmë në Komitetin Olimpik të Italisë. Ne jemi të bashkuar me katër skuadrat tjera dhe mund të largohemi nga Lega. A do të thotë kjo se mund të luajmë në të ardhmen në Premier League apo Ligue 1 të Francës? Ne jemi duke shqyrtuar të gjitha opsionet", ka thënë Agnelli. | |
|