Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Salihi, Serisht Gol Me Rapidin (24.04.2011)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin
Fc.Inter Albanian



Salihi, Serisht Gol Me Rapidin  (24.04.2011) Empty
MesazhTitulli: Salihi, Serisht Gol Me Rapidin (24.04.2011)   Salihi, Serisht Gol Me Rapidin  (24.04.2011) EmptySat 23 Apr - 22:46

Salihi, Serisht Gol Me Rapidin  (24.04.2011) Salihi10

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ka shënuar golin e parë në fitoren 3-0 të Rapidit të Vjenës ndaj Vaker Tirol. Shkodrani hapi serinë e golave në minutën e 11-të me anë të një 11-metërshi. Vjenezët kanë dominuar gjatë gjithë takimit, duke shënuar dy gola të tjerë në minutat 63 dhe 70 me sulmuesit Drazhan dhe Hofman. Hamdi Salihi ka luajtur gjatë gjithë lojës, duke mos u zëvendësuar nga trajneri. Me rrjetën e djeshme 27-vjeçari shqiptar shkon në kuotën e 15 golave në kampionatin austriak, duke qenë golashënuesi më i mirë për skuadrën e Rapidit të Vjenës.

- Elis Bakaj ka qëndruar në fushë për 83 minuta në ndeshjen Otelul-Dinamo e Bukureshtit 3-3. Sapo 23-vjeçari shqiptar ka lënë fushën, Dinamo ka shënuar dy gola, duke barazuar me kryesuesit e renditjes. - Altin Lala ka qëndruar 90 minuta në stolin e rezervave në ndeshjen Hamburg-Hanover, 0-0. Trajneri Slomka nuk ka preferuar ta hedhë në fushë shqiptarin, pasi ka menduar edhe për një fitore të mundshme.

Klodian Duro është zëvendësuar në minutën e 67-të në ndeshjen LASK Linz - Kapfenberg, 0-3. Me këtë humbje ndaj Matersburgut LASK-u thuasje siguron rënien nga kategoria.

- Armend Dallku nuk e ka diskutuar vendin e titullarit në ndeshjen Vorskla-Krivbas, 3-0, ndërsa sulmuesi Ahmed Januzi nuk ka rezultuar në fushë qoftë për disa minuta.

- Samir Ujkani ka mbrojtur për 90 minuta portën e Novarës në shtëpi me Piaçencën. Skuadra e shqiptarit ka barazuar 2-2, duke ruajtur vendin e tretë në klasifikim në Serinë B, pasi ka barazuar edhe Vareze e vendit të katërt.

- Ledian Memushaj, futbollisti i Kievos që luan në formën e huazimit te Portogruaro, ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 1-2 me Triestinën. Portogruaro në bazë të renditjes aktuale është e rënë nga kategoria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Salihi, Serisht Gol Me Rapidin (24.04.2011)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Luc Castaignos Shenon Serisht (01.05.2011)
» Muntari:Mund te rikthehet serisht ne Inter 28/04/2011
» Hamdi Salihi,oferta nga Ukraina 29.05.2010
» Cor. Sport: Branca Kthehet Serisht Me Syte Nga Sanchez (20.04.2011)
» Sneijder: Interi mund ta fitoje serisht Scudetton (08.02.2011)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: