Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Pellegrini: Reali, skuadër që i ngulfat trajnerët 28.05.2010

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Pellegrini: Reali, skuadër që i ngulfat trajnerët 28.05.2010 Empty
MesazhTitulli: Pellegrini: Reali, skuadër që i ngulfat trajnerët 28.05.2010   Pellegrini: Reali, skuadër që i ngulfat trajnerët 28.05.2010 EmptyFri 28 May - 7:38

Pellegrini: Reali, skuadër që i ngulfat trajnerët 28.05.2010 Pellegrinil

Madrid, 28 maj - Një ditë pasi është shkarkuar nga detyra e trajnerit në Real Madrid, Manuel Pellegrini ka akuzuar krerët e kësaj skuadre se ata vendosin për gjithçka, përzihen aq shumë sa edhe formacionin mundohen të bëjnë vetë.
"Kur erdha në Real pata shpresa të mëdha dhe krenari të madhe që po menaxhoja një skuadër të tillë. Fatkeqësisht nuk isha në gjendje të bëja atë që desha dhe pata mosmarrëveshje që nga fillimi", ka thënë Pellegrini në një intervistë për radiostacionin "Cadena Ser".
Pellegrini nuk arriti t'i sjellë Realit asnjë trofe, ndonëse klubi investoi mbi 250 milionë euro, duke transferuar yje si Cristiano Ronaldo, Ricardo Kaka, Xabi Alonso e Karim Benzema.
"Pati shumë mosmarrëveshje në klub. Unë u kërkova atyre që të mbajnë Wesley Sneijderin e Arjen Robbenin, që ishin dy lojtarë shumë të rëndësishëm për mua. Por, nuk më dëgjuan", ka thënë Pellegrini.
Sneijderi iu shit verën e kaluar Interit dhe me këtë skuadër ai fitoi Ligën e Kampionëve disa ditë më parë. Ndërkohë Robben u transferua në Bayern Munchen dhe skuadra bavareze, edhe falë tij, arriti deri në finale të "Championsit".
"Siç ka thënë (ish-trajneri i Realit dhe trajneri i tashëm i Spanjës) Vicente del Bosque, Reali nuk tregon respekt për pozitën e trajnerit dhe nuk u jep atyre autoritet as brenda e as jashtë. Projekti i Florentinos është i jashtëzakonshëm, por them se e ka gabim", ka shtuar kiliani.
Reali këtë stinor në Primera Division përfundoi në pozitën e dytë, në Ligën e Kampionëve u eliminua në 1/8 e finales, ndërsa në Kupën e Spanjës u eliminua qysh në ndeshjen e parë nga një skuadër e Ligës së tretë, e quajtur Alcorcon.
"Unë nuk kam folur me Perezin që nga gushti i vitit të kaluar. Unë e respektoj pozitën e tij të presidentit. Ai ka një projekt sportiv në të cilin unë nuk përshtatem", ka thënë Pellegrini.
Para përfundimit të stinorit, mediumet spanjolle kanë njoftuar për ardhjen e Mourinhos si zëvendësues i Pellegrinit, ndonëse ky i fundit kishte edhe një vit kontratë me madrilenët.
"Të dhemb pasi ata kanë angazhuar një trajner të ri qysh më herët, gjë që nuk është etike. Po ashtu, unë nuk do të flisja për një skuadër që e ka një trajner. Nuk është shumë etike, por Mourinho është trajner që ka vërtetuar se është fitues, duke marrë trofe me të gjitha skuadrat që drejton".
Real Madridit në shtatë vitet e fundit asnjë trajner nuk i qëndroi më shumë se një vit e gjysmë. Që nga viti 2003 skuadra madrilene ka ndërruar dhjetë trajnerë.
"Ne nuk jemi duke folur për dështimin e Pellegrinit, por po flasim për dështimin e projektit në të cilin ishim të implikuar të gjithë. Aktualisht, Mourinho është trajner që i plotëson kriteret tona. Ai ka drejtuar skuadra si Porto, Chelsea e Inter. Ai është inteligjent dhe jam i sigurt se do të kuptojë menjëherë se në çfarë shteti dhe çfarë klubi ka ardhur", ka thënë dora e djathtë e Florentino Perezit, drejtori i përgjithshëm Jorge Valdano.

Që nga viti 2000 Real Madridi është përkujdesur gjithmonë për futboll atraktiv, ofensiv. Por, me ardhjen e Jose Mourinhos, ky futboll pritet të marrë fund. Mourinho njihet si trajner që më shumë shikon rezultatet sesa lojën e bukur.
"Që nga viti 2000 Florentino Perez gjithmonë ka vendosur për transferime të bukura si Luis Figo, Zinedine Zidane, Ronaldo dhe tash pranon se objektivi kryesor është të fitojë. Nuk ka rëndësi se si. Për shtatë vite ai e bazoi skuadrën te lojtarët e klasës më të lartë. Tash po e provon një trajner që triumfon nëpërmjet disiplinës taktike, e jo nëpërmjet kualitetit", ka komentuar gazeta spanjolle "ABC", të enjten. Ndërkohë, mediumet spanjolle kanë vlerësuar se Barcelonës do t'i vijë fundi i dominimit dyvjeçar në Spanjë.
"Është sikur të kenë firmosur një kontratë për vrasje dhe viktima është Barcelona", ka shkruar gazeta "El Mundo", të enjten.
Trajneri portugez Jose Mourinho ka nisur planet e tij për stinorin e ardhshëm në Real Madrid, ndonëse ende nuk ka firmosur kontratë me skuadrën madrilene. Mourinho, siç edhe ishte parashikuar, ka porositur tre-katër lojtarë defansivë që mund të ndihmojnë edhe në ofensivë.
"Unë dua tre-katër lojtarë defansivë, që mund të përmirësojnë edhe sulmin tonë", ka thënë Mourinho për gazetën spanjolle "AS". Portugezi nuk ka treguar nëse do të marrë nga Interi Douglas Maiconin ose Diego Militon. Sa u përket ikonave të Realit, Jose Maria Gut dhe Raul Gonzalez, portugezi ka pasur përgjigje vetëm për të parin.
"Guti tashmë është jashtë ekipit, pasi ka shprehur dëshirën të largohet", ka thënë Mourinho.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pellegrini: Reali, skuadër që i ngulfat trajnerët 28.05.2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pellegrini: Reali gaboi kur shiti Sneijder dhe Robben
» Pellegrini drejt Liverpoolit ? 04.06.2010
» Reali, 10 milionë për Drogba? (15.08.2010)
» Reali kontakton Valencian për Silvan 25.05.2010
» Zyrtare: Reali shkarkon Pellegrinin 26.05.2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: