Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Zyrtare: Reali shkarkon Pellegrinin 26.05.2010

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Zyrtare: Reali shkarkon Pellegrinin  26.05.2010 Empty
MesazhTitulli: Zyrtare: Reali shkarkon Pellegrinin 26.05.2010   Zyrtare: Reali shkarkon Pellegrinin  26.05.2010 EmptyWed 26 May - 9:49

Zyrtare: Reali shkarkon Pellegrinin  26.05.2010 Manuel20pellegrini20get





Real Madridi ka ndarë rrugët me trajnerin Manuel Pellegrini, duke i lënë hapësirë ardhjes së trajnerit të ri, Jose Mourinho.

Pas një mbledhjeje të bordit të Real Madridit, Florentino Perez edhe zyrtarisht ka konfirmuar në një konferencë për shtyp se bordi i Real Madridit ka shkarkuar Manuel Pellegrinin, ndërsa bëri të ditur negociatat me Jose Mourinhon.
Perez ka bërë të ditur se Real Madridi ka probleme në zgjidhjen e kontratës së Mourinhos nga Interi, ndërsa e ka konfirmuar portugezin si trajner të ri.
“Pellegrini e ka përfunduar epokën e tij te Real Madridi. Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i Real Madridit, por kanë mbetur të zgjidhen edhe disa çështje kontraktuale të cilat burojnë nga situata, e cila është krijuar nga pala tjetër (Inter), të cilat do t’i zgjidhim së shpejti. Mourinho do të vijë në Madrid me stafin e tij”.
“Ne i jemi mirënjohës Pellegrinit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për klubin, dhe gjithë atë që ka bërë për ne, por është koha që t’i japim shtytje projektit tonë”.
“Bordi ka vendosur të shkarkojë Manuel Pellegrinin nga posti i trajnerit dhe të konfirmojë ardhjen e portugezit Jose Mourinho”. deklaroi Perez.
Pellegrini ishte në mes të kontratës dyvjeçare me Los Blancos, mirëpo gjiganti spanjoll e dënoi atë për mossuksesin e arritur në sezonin e parë në Bernabeu. Edhe pse shpenzoi 250 milionë euro duke sjellë emra të tillë, si Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso, Reali kaloi një sezon të dështuar pa asnjë trofe..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zyrtare: Reali shkarkon Pellegrinin 26.05.2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pellegrini: Reali, skuadër që i ngulfat trajnerët 28.05.2010
» Reali, 10 milionë për Drogba? (15.08.2010)
» Reali kontakton Valencian për Silvan 25.05.2010
» Valdano: Mourinho te Reali, të martën 28.05.2010
» Zyrtare: Albert Bunjaku në KB me Kombëtaren 27.05.2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: