Do te jete Gianluca Rocchi gjyqtari qe do te drejtoje ndeshjen e se shtunes midis Parmes dhe ekipit Zikalter. Parma-Inter, ndeshje e vlefshme per javen e 33^ te Serie A do te luhet ne stadiumin "Ennio Tardinii" diten e shtune ne oren 20:45. Per gjyqtarin Rocchi ky do te jete takimi i 4-tert ne kete sezon qe do te arbitroje ekipin Zikalter pas ndeshjeve Chievo-Inter (21 nentor 2010, 2-1), Inter-Napoli (6 janar 2011, 3-1) dhe Brescia-Inter (11 mars 2011, 1-1). Ndihmes te tij ne kete sfide do te jene Cariolato dhe Di Liberatore ndersa gjyqtar i katert do te jete Pierpaoli.