Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Alessandro Mazzola (Sandrino)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Il Bauscia
Moderator
Moderator
Il Bauscia



Alessandro Mazzola (Sandrino) Empty
MesazhTitulli: Alessandro Mazzola (Sandrino)   Alessandro Mazzola (Sandrino) EmptySun 10 Apr - 10:23


Alessandro Mazzola (Sandrino) Sandromazzolainter33993


Karriera


Alessandro Mazzola i quajtur ndryshe me perkedheli dhe Sandrino, lindi ne Torino me 8 nentor 1942. I ati ishte Valentino Mazzola, sulmues i njohur i Torinos se Madh qe humbi jeten ne ate aksident ajror. Ne vazhdimesi te kesaj tradite familjare ne futboll, Sandro konsiderohet si nje nga futbollistet me te mire italiane i te gjitha koherave. U zbulua si lojtar nga i madhi Giuseppe Meazza i cili i qendroi prane dhe e beri pasardhesin e tij natyral tek Interi dhe tek kombetarja italiane. Mazzola luajti si alf me tipare sulmuese tek Interi i Helenio Herreres, klub ne te cilin luajti gjate gjithe karrieres se tij. Debutimi i tij ngjalli shume kureshtje sepse u be me 10 qershor 1961 ne ndeshjen kunder Juventusit. Per shkak te protestes se Interit kunder Juventusit persa i perket favorizimeve qe u behej klubit bardhezi, presidenti Angelo Moratti vendos qe ne ate ndeshje Interi te luaje me shpresat. Ndeshja perfundoi 9-1 ku golin e vetem per zikalterit e shenon pikerisht Mazzola me penallti. Me Interin Mazzola vitoi 4 kampionate (1963, 1965, 1966, 1971), 2 Kupa Kampionesh (1964 dhe 1965) dhe 2 Kupa Interkontinentale. Ka dale golashenues me 1965 dhe ne karrieren e tij numeron 564 ndeshje dhe 160 gola me fanellen e Interit. Goli me i rendesishem ka qene padyshim ai i shenuar Realit me 1965 ku Interi fitoi me rezultatin 3-1. Me 1967 FIFA e therret per te marre pjese ne ndeshjen Spanje-Pjesa Tjeter e Botes, ku Mazzola shenoi nje gol ne fitoren 3-0.


Alessandro Mazzola (Sandrino) Helenioherrerasandromaz


Me Herreren si trajner te tij ne vitet ’60 ndodhi nje fakt interesant. Sandrino u martua ne fund te sezonit 63-64 ku Interi dhe Bologna ishin me pike te barabarta deri ne javet e fundit dhe kishin perballjen direkte. Helenio Herrera i shkon ne shtepi Mazzoles duke i thene se nuk do shkonte ne muaj mjalti per shkak te ndeshjes dhe Sandro u tregua i gatshem per ekin e tij zikalter. Ne vitin 1971 Mazzola arriti i dyti ne klasifikimin per Topin e Arte pas hollandezit Johan Cruijff.


Alessandro Mazzola (Sandrino) Sandromazzola


Kombetarja


Ne kombetare beri pjese tek ai grup lojtaresh qe fituan Kampionatin Europian. Shtypi italian kishte krijuar nje dualizem midis Sandro Mazzoles dhe kapitenit te Milanit, Gianni Rivera. Ne vitin 1970 Italia del nenkampione bote dhe ne ate rast trajneri i kombetares Ferruccio Valcareggi organizon nje stafete midis dy lojtareve ku Mazzola niseshe titullar dhe zevendesohej ne pjesen e dyte nga Rivera. Me kombetaren italiane Mazzola ka luajtur 70 ndeshje duke shenuar 22 gola. Kur u terhoq, ishte i dyti per numer prezencash pas Giacinto Facchettit.


Alessandro Mazzola (Sandrino) Sportfocusimagede03daba


Pas terheqjes nga futbolli


Zhvilloi detyra te ndryshme drejtuese me pare tek Interi midis viteve 1977-1984 e me pas tek Genoa. Nga 1995 deri 1999 u kthye te punonte tek klubi i Interit si drejtor sportiv dhe pergjegjes kryesor i merkatos perpara se te ishte zevendesuar ne ate pozicion nga ish shoku i tij i skuadres Gabriele Oriali. Nga 2000-2003 punoi si drejtues prane klubit te Torinos.Me 1976 shkroi librin autobiografik me titullin “La Mia Prima Fetta Di Torta”

Statistika


Prezenca/Gola ne Kampionat: 418/116
Prezenca/Goal ne Kupa Europiane: 67/20
Prezenca/Gola ne Kupe Italie: 80/24
Prezenca Totale/Gola tek INTER: 565/160

Kupat
Kampionat (1962/63, 64/65, 65/66, 70/71)
Kupe Kampionesh (1963/64 dhe 1964/65)
Kupe Interkontinentale (1964 dhe 1965)

Golat me te bukur


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Alessandro Mazzola (Sandrino)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mazzola: B45 te Napoli do ishte si Maradona
» Mazzola sheh te Leonardo Invernizzin e ri (31.03.2011)
» Mazzola: “Ne rast permbysjeje, do kthehem ne kembe ne shtepi” (13.04.2011)
» Alessandro Bonan:Sneijder, në forme! rrezik per Juven(13.02.2011)
» Alessandro Del Piero:Juventus-Inter?Ajo ishte vetëm një ndeshje(15.02.2011)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lojtarët Legjendë-
Kërce tek: