eN Co-Admin
| Titulli: Leonardo: Nuk është derbi im (01.04.2011) Fri 1 Apr - 2:47 | |
| Derbi i parë i Leonardos si zikaltër nuk është dhe aq i veçantë për të.
“Të thuash që kjo ndeshje është derbi i Leonardos më duket e tepërt. Edhe kur isha vetë lojtar dhe tani që jam trajner mendoj se janë lojtarët protagonistët e ndeshjes”, u shpreh ish-lojtari dhe trajneri i Milanit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Milan-Inter të ditës së nesërme.
Më tej, tekniku i Interit shtoi: “Trajneri ka rolin e tij. Do të kem emocionet e mia sepse nuk do të harroj kurrë atë që kam përjetuar, por do t’i mbaj për vete. Gjithsesi, kjo nuk do të jetë ndeshja ime. Jam shumë i lidhur me personat që punojnë tek Interi, por asnjëherë nuk harroj atë që kam kaluar tek Milani.”
“Për mua futbolli është gëzim dhe jam i lumtur që po përjetoj këtë situatë”, përfundoi trajneri brazilian i Interit. | |
|