Il Bauscia Moderator
| Titulli: Eto’o: Kampionati do vendoset kater ndeshjet e fundit (01.04.2011) Thu 31 Mar - 21:57 | |
| Ne nje interviste per La Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o u shpreh: “A eshte ky viti i arte i karrieres time? Nuk e di nese eshte me i miri, por di qe sa me shume plakesh aq me shum deshiron te permirsohesh ne krahasim me vitin e kaluar. Gjendem me mire tani qe mund te nisem nga e majta dhe kam liri edhe te mos e bej. Po e sakte, tani kam me shume liri. Shkoj majtas, djathtas, futem ne qender, varet se si e mendoj ta luaj ate top. Tani i ndihmoj shoket e ekipit ne nje menyre tjeter. Edhe Leonardo e ka ndihmuar Interin ne nje tjeter menyre? Me pare ndodhi qe patem demtime zinxhir dhe ndryshuan shume elemente te tjere. Para se te mberrinte Leo sterviteshim te frenuar, ndersa tani punohet pa frike. Me pare mbizoteronte pesimizmi, tani kemi gjetur besimin ne vetvete. Nese kemi mundsi akoma per te fituar kampionatin e cdo kupe tjeter, atehere duhet t’ia dime per nder atij qe drejtoi ekipin ne ato dy muaj(duke iu referuar Benitez). Nese ne kete pike varet cdo gje nga ne? Jo, varet gjithmone nga Milani, ato jane ne krye dhe nese i fitojne te gjitha ndeshjet, kampionati do jete i tyre. Favorit eshte gjithmon ai qe kryeson. Derbi eshte pa dyshim nje ndeshje qe mund te ndryshoje rrjedhen e kampionatit, por vetem per nje jave ama sepse me pas do jene dhe 7 jave te tjera ne te cilat vetem ne 4 te fundit do vendoset kampionati. Nese Guardiola eshte bere pishman? Kete nuk e di. Degjohemi shpesh, por nuk flasim asnjehere per te kaluaren; ajo qe ka ndodhur tashme eshte pjese e se kaluares, sot mbetet nje miqesi e mire midis nesh dhe kaq. | |
|