eN Co-Admin
| Titulli: Zanetti, “i përjetshmi” i “Madonnina”-s (31.03.2011) Thu 31 Mar - 8:43 | |
| Kur të zbresë në fushë ditën e shtunë për të luajtur në derbin me Milanin, Javier Zanetti do të bëhet protagonist i ndeshjes së tij të 35-të radhazi në derbin e “Madonnina”-s dhe të 39-n në karrierë.
Argjentinasi, ashtu si Maldini deri disa vjet më parë, nuk do të jetë më vetëm një kapiten në fushë, por një kujtim historik, një legjendë e vërtetë e gjallë.
Për herë të parë, kapiteni mbrojti fanellën zikaltër kundër fqinjëve të urryer të qytetit në datën e largët të 29 tetorit 1995, në barazimin 1-1.
Që prej fanellës së tij të parë si titullar në vitin 1997, Zanetti ka vazhduar të jetë lideri i padiskutueshëm i Interit, duke udhëhequr skuadrën drejt mijëvjeçarit të saj të ri.
Zanetti i dha kurajo skuadrës në humbjet 5-0 në Kupë në vitin 1998 dhe në atë 6-0 në kampionat në vitin 2001, por edhe udhëhoqi zikaltërit në fitoren 4-0 të sezonit të shkuar apo në sukseset e zakonshme të viteve të fundit.
Këtë të shtunë, Zanetti do të zbresë në fushë për të luajtur derbin e tij numër 39, për të vazhduar të shkruajë një copëz historie, edhe pse që tani, ai e ka të garantuar një emër të përjetshëm në historinë e legjendave të Interit. | |
|