Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 100 milionë € për Zikaltrit (26.05.2010)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin
Fc.Inter Albanian



100 milionë € për Zikaltrit  (26.05.2010) Empty
MesazhTitulli: 100 milionë € për Zikaltrit (26.05.2010)   100 milionë € për Zikaltrit  (26.05.2010) EmptyTue 25 May - 23:31

100 milionë € për Zikaltrit  (26.05.2010) 30387_11

Triumfi në Ligën e Kampionëve e pasuroi Interin me 40 milionë euro. Gjiganti milanez ka inkasuar 18 milionë euro të tjera nga ndeshjet në Giuseppe Meazza, 6 nga sponsorët, 8 nga marrëveshjet e marketingut, ndërsa i pret 4 nga Superkupa e Evropës dhe 8 nga Kampionati Botëror i Klubeve. Në fund, edhe 16 milionë euro nëse Real Madrid e angazhon Jose Mourinhon.

Nga Express më 25.05.2010 në ora 10:46
Triumfi në Ligën e Kampionëve e pasuron Interin e Massimo Morattit me 100 milionë euro. Por, presidenti i Nerazzurrëve nuk rezervon pothuajse asgjë. Pjesa më e madhe e kësaj shume të hollave priten të shpenzohen në përmirësimin e ekipit për të konfirmuar mbizotërimin në Itali dhe Evropë.

Suksesi në Kupën kontinentale siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Klubeve, ndërsa pasuroi arkën e klubit me rreth 40 milionë euro. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Inter do të nënshkruajë kontrata personale të marketingut, që së bashku me suksesin (e pritur) në fushë do t’i sjellin klubit së paku 8 milionë euro.

Nga Liga e Kampionëve, klubet marrim përfitimet më të mëdha nga ndeshjet në shtëpi: Inter ka fituar rreth 18 milionë euro nga gjashtë ndeshje. Afro 80 mijë tifozë dhe gati 4 milionë euro të hyra nga dy ndeshje në shtëpi kundër Barcelonës, një kundër Chelseas, përballë Rubin Kazanit (afro 50 mijë tifozë) dhe me Dinamo Kievin, 25 mijë. Më 25 gusht, Nerazzurrët takohen me Atletico Madridin në Superkupën e Evropës, ndeshje e cila sjell së paku 4 milionë euro. Inter ka përfituar 6 milionë euro nga sponsorët, ndërsa 8 të tjerë nga marrëveshjet e marketingut.

Trajneri Jose Mourinho pritet të kalojë në Real Madrid, por për transferimin e tij në Santiago Bernabeu gjiganti spanjoll duhet të paguajë dëmshpërblim prej 16 milionë eurosh për strategun portugez. Nerazzurrët gjatë këtij sezoni kanë fituar edhe Scudetton dhe Kupën e Italisë. Me këtë buxhet, Inter mund të investojë në emra të mëdhenj.

Ëndrra është Steven Gerrard, por edhe Javier Mascherano në mesfushë. Alternativa të tjera të mundshme janë: Vassiriki Abou Diaby i Arsenalit ose Bastian Schweinsteiger nga Bayern Munich.

Nëse Mario Balotelli dhe Diego Miliro mbesin në klub, Inter mund të kërkojë vetëm Edison Cavanin nga Palermo. Nëse ndonjëri prej tyre largohet, Inter do të kërkojë Gonzalo Higuainin ose Fernando Torresin. Sa i përket bankinës, aktualisht janë dy emra: Sinisa Mihajlovic dhe Fabio Capello.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
100 milionë € për Zikaltrit (26.05.2010)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Inter 1-0 Twente: Zikaltrit Arrijne Te Kalojne Turin Fale Nje Goli Te Cambiassos (24.11.2010)
» Inter-Bayern, luftë për fron dhe 120 milionë euro 22.05.2010
» United, 20 milionë për Van der Vaart ? 04.06.2010
» 17 Zikaltrit e Thirrur Në Kombëtare (21.03.2011)
» City, ofertë 24 milionë për Balotelli 20.06.2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: