eN Co-Admin
| Titulli: Parashikimet: Bari-Inter Thu 3 Feb - 1:22 | |
| Ndeshja e radhës për Interin është ajo kundër Barit, e cila zhvillohet të enjëtën (02.02.2011), prej orës 20:45, në stadiumin “San Nicola”.
Zikaltërit vinë në këtë takim pas fitores emocionuese ndaj Palermos në fundëjavë.Rikthehet Sneijder pas lëndimit, por holandezi ndoshta në këtë takim mund të qëndroj në stol për shkak se Leonardo nuk dëshiron të rrezikoj shumë me të.Një motiv i madhë që mund ta shtyj Interin tek fitorja është se në këtë gjiro të gjitha skuadrat që janë para Nerazzurrve kanë humbur pikë.
Në anë tjetër Bari deri më tani ka pasur një sezon katastrofal, dhe për këtë gjë rradhitet si skuadra e fundit në tabel.Mirpo kujdesi nuk do të mungoj tek skuadra e Leonardos, edhe pse ata shihen si favorit absolut për ta fituar këtë ndeshje.
Ndeshja e parë këtë sezon në “Giuseppe Meazza”, patë përfunduar me fitore të Interit, me rezultat 4-0.
5 ndeshjet e fundit të Barit:
Cagliari 2-1 Bari Bari 0-2 Napoli Milan 3-0 Bari Juventus 2-1 Bari Bari 0-2 Bologna
5 ndeshjet e fundit të Interit:
Inter 3-2 Palermo Napoli 0-0 Inter (Penallti 4-5) Udinese 3-1 Inter Inter 3-2 Cesena Inter 4-1 Bologna
Lojtarët që duhet shikuar:
Edgar Álvarez (Bari) – Mesfushori kreativ i Barit, Alvarez, shihet si rreziku permanent i Interit.Për shkak të shpejtësis së tij të madhe, ai edhe vitin e kaluar i shkaktoj mjaft telashe skuadrës Nerazzurre.
Samuel Eto’o (Inter) – Sulmuesi kamerunas zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ndaj Palermos, ku natyrisht nuk mbeti pa u shpërblyer me një golë.Prandaj si për çdo kundërshtar tjetër, ai shihet si rreziku kryesor. | |
|