Sipas informacioneve të fundit nga La Gazzetta dello Sport,
Interi ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Sampdorias,
Giampaolo Pazzini. Siç raporton sportivja më e madhe
italiane, negociatat po vijnë drejt fundit dhe në orët në vijim pritet
të bëhet dhe zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit të Sampdorias te
Giuseppe Meazza.
Pasi ishte spekuluar për bllokim të negociatave, tani thuhet se
Pazzini do të transferohet te Interi për 12 milionë euro duke
përshfshirë sulmuesin Jonathan Biabiany.