Interi e ka regjistruar fitoren e pestë radhazi nën drejtimin e
Leonardos, pasi mposhti Cesenan në shtëpi me rezultat 3-2, ku ndër
golashënuesit ishte dhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani. Nerazzurët
e nisën më mirë takimin kur Samuel Eto’o me një goditje të ‘butë’
arriti ta zhbllokojë rezultatin (13’) për 1-0, duke zgjuar në këmbë
tifozët Nerazzur.
Vetëm dy minuta më vonë (15’), u finalizua një aksion perfid i nisur
nga Eto’o dhe i vazhduar nga Pandev, i cili tregoi klasin kur në mënyrë
jo egoiste pasoi te Milito i cili natyrisht se nuk dështoi nga afërsia.
Mirëpo kur u mendua se për Interin kjo ndeshje do të jetë një ecje e
lirë në natyrë, kështu nuk mendoi sulmuesi i kombëtares shqiptare Erjon
Bogdani, i cili pasi tejkaloi Materazzin realizoi për 2-1 (23’).
Rikthimi sensacional i Cesenas kompletohet kur një top fenomenal i
Jimenez gjen të lirë Giaccherinin që në mënyrë fenomenale (29’) shënoi
për 2-2.
Mirëpo se Maicon vazhdon të mbetet mbrojtësi i djathtë më i mirë në
planet, e tregoi asistimi i tij i tretë në tri ndeshjet e fundit, i cili
e gjeti të lirë Christian Chivun që shënoi për 3-2 dhe epërsinë e
merituar të Interit pas pushimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Interi luajti me formacion të përgjysmuar pasi u
larguan lojtarët bazik, ndërsa Cesena pos përjashtimit të Giaccherinit
(74’), nuk arriti të bëjë asgjë tjetër.
Interi me këtë fitore e sheh veten në pozitën e pestë me 35 pikë,
vetëm dy pikë më pak se vendi i dytë Lazio që ka 37 pikë dhe vetëm
gjashtë pikë më pak se Milani lider. Interi ka edhe një ndeshje më pak
të zhvilluar.