Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich, ka marrë lajme zhgënjyese nga fronti i lëndimeve para ndeshjes ndaj Freiburgut të premtën mbrëma.Sipas Bild, Miroslav Klose nuk do të jetë në gjendje që të luajë ndaj Freiburgut për shkak të një lëndimi të pësuar në kofshë gjatë stërvitjes së zakonshme të mërkurën.Nuk dihet ende se kur do të rikthehet sulmuesi gjerman, por sipas të gjitha gjasave ai do të mungojë në ndeshjen e radhës ku bavarezët kërkojnë fitore për ta konfirmuar daljen nga kriza e fillim-sezonit.