Titulli: Palermo 1-2 Inter (19.09.2010) Sun 19 Sep - 5:29
Interi ka arritur që të përmbysë epërsinë prej një goli të Palermos në ndeshjen e zhvilluar në Renzo Barbera, për ta fituar atë në fund me rezultat 2-1.
Interi filloi më mirë takimin ndaj Palermos me raste të shumta, por pa konkretizim. Golin e parë e shënuan sicilianët, të cilët kaluan në epërsi me anë të Josip Ilicic (28’), i cili realizoi pas goditjes së bllokuar nga Julio Cesar. Ishte Eto’o ai që me dy golat e tij, ia siguroi fitoren e parë Interit në udhëtim këtë edicion. Pas një pasimi të mirë të Militos, Eto’o tejkaloi Salvatore Munoz, për të lansuar më pas një goditje të ulët, e cila ishte e pandalshme për portierin Sirigu. Pas një bashkëpunimi të mirë të Stankovic dhe Maicon në zonën e reptësisë, ishte Eto’o ai që përsëri shfrytëzoi rasitn dhe shënoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të Interit (70’). Palermo pati rastin që në fund me anë të Javier Pastores të barazojë rezultatin, por Julio Cesar ishte në vend. Interi pas javës së tretë gjendet në pozitën e dytë me shtatë pikë, ashtu si Cesena, e cila ka golaverazh më të mirë. Palermo nuk di për fitore ende dhe gjendet në fund të tabelës me vetëm një pikë.