Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Inter Kampion i Evropes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Inter_Vali
Admin
Admin
Inter_Vali



Inter Kampion i Evropes Empty
MesazhTitulli: Inter Kampion i Evropes   Inter Kampion i Evropes EmptySat 22 May - 10:54

LK: Interi është kampioni i ri i Evropës

Inter Kampion i Evropes 130974-500
Jose Mourinho ka bërë histori me Interin, pasi ka arritur
t'ia sjellë titullin e parë në Ligën e Kampionëve.
Nerazurët
mposhtën Bayernin e Munichut me rezultat 2-0 në finalen e zhvilluar në
Bernabeu, për t'u shpallur kampion i ri i Evropës.
Diego Milito ishte lojtari i ndeshjes, pasi shënoi të dy golat e
ndeshjes, nga një në secilën pjesë.
Inter Kampion i Evropes Topi-Reuters
Topi i goditur nga Diego
Milito çan rrjetën e portierit Butt (Foto: Reuters)

Pjesa e parë
Edhe pse posedimi i takoi Bayernit të Munichut, rastet më të mira të
pjesës së parë i pati Interi. Nerazurët e filluan ndeshjen në mënyrë më
kërkuese duke krijuar disa raste shënimi me anë të treshes sulmuese
Pandev, Milito, Eto’o.
Në anën tjetër gjermanët tentuan të krijojnë raste kryesisht me anë
të kundërsulmeve që kishin si pikënisje anësorin e djathtë Arjen Robben,
por që u shfrytëzuan nga dy sulmuesit Muller edhe Olic.
Holandezi pati një rast të mirë shënimi në minutë e 23-të të ndeshjes
pas një rrëmuje para portës së Cesar, por goditja e tij u dërgua lart
në publik. Në anën tjetër, mesfushori tjetër holandez, Wesley Sneijder,
pati një rast të mirë nga goditja e lirë, por topi u mbrojt nga portieri
Butt.
Inter Kampion i Evropes Milito01AP
Milito duke festuar golin e
parë në ndeshje (Foto: AP)

Pas 34 minutash lojë italianët hapën rezultatin me anë të një goli të
shënuar nga Diego Milito. Pas një topi të gjatë të pranuar dhe një
asistimi nga Sneijder, argjentinasi nuk fali nga afërsia për të çuar në
avantazh ekipin e trajnerit Jose Mourinho.
Rastet vazhduan edhe në pjesën e mbetur të ndeshjes, me Robben një
goditje e fuqishme e të cilit përfundoi jashtë kuadratit të portës
kundërshtare, ndërsa Sneijder huqi nga afërsia në anën e kundër, pasi
goditja e tij u mbrojt nga portieri gjerman.
Inter Kampion i Evropes LucioReuters
Dy brazilianët, mbrojtësi
Lucio dhe portieri Julio Cesar, përqafen gjatë ndeshjes (Foto: AP)

Pjesa e dytë
Vazhdimi i dytë i ndeshjes madje solli edhe më shumë raste dhe
emocione. Këtë pjesë ishin gjermanët që kërkonin më shumë golin e
barazimit, ndërsa italianët kërkuan të shtojnë epërsinë me anë të
kundërsulmeve.
Pas më shumë se një ore lojë, bavarezët patën një rast të
shkëlqyeshëm për të barazuar ndeshjen, por Cesar ndërhyri në mënyrë të
shkëlqyeshme për të mbrojtur një gol të sigurt (63’). Braziliani pati
edhe një reagim të përkryer dy minuta më pas (65’) për të mbrojtur një
goditje të dërguar në këndin e djathë nga Robben.
Megjithatë ishin edhe kësaj here nerazurët më të saktë dhe sërish
Milito ai që shënoi. Pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 70-të
të ndeshjes, argjentinasi arriti të depërtojë nëpër mbrojtjen bavareze
nga ana e majtë, për të dërguar topin në të djathtë të rrjetës së Butt.
Inter Kampion i Evropes BayernAP
Zhgënjimi i lojtarëve të
Bayernit pas golit të dytë të pranuar (Foto: AP)

Edhe pse e panë veten në disavantazh të dyfishtë, të zgjedhurit e
trajnerit Louis van Gaal vazhduan të ngulmojnë për të shënuar, por që
nuk rezultoi me ndonjë gol, edhe pas inkuadrimit të Miroslav Klose dhe
as sulmuesit të tretë në fushë Mario Gomez. Në anën tjetër, i kënaqur me
dy gola, në dhjetë minutat e fundit Mourinho tërhoqi sulmuesin Pandev
për të inkuadruar mesfushorin Sulley Muntari.
Triumfi është i pari për Interin që kur kjo garë quhet Liga e
Kampionëve, ndërsa i treti në përgjithësi në garën evropiane dhe i pari
që nga viti 1965. Ky po ashtu është i treti trofe këtë sezon, pasi
nerazurët fituan edhe Serie A dhe Kupën e Italisë.
Me fitoren e sotme, Jose Mourinho bëhet vetëm trajneri i tretë pas
Ernst Happel dhe Ottmar Hitzfeld që e fiton Ligën e Kampionëve me dy
klube të ndryshme, pasi kishte triumfuar në garën evropiane edhe në
vitin 2004 me Porton. /Telegrafi/
Inter Kampion i Evropes InterAP
Tifozat e Interit ishin më të
numërt dhe më të zëshëm në shkallët e stadiumit Bernabeu në Madrid
(Foto: AP)

Inter Kampion i Evropes TifozetREuters
Tifozët e Bayernit në anën
tjetër ishin të zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Inter Kampion i Evropes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bayern 0-2 Inter *(Kampion Europe 2010)
» Ranieri: Inter-Napoli, sfidë për titull kampion (30.09.2011)
» Paolillo- Inter vs Napoli?Nuk eshte sfida për titull kampion (01.10.2011)
» Ceravolo: Te gjitha ekipet e Evropes jan duke e kerkuare Crisciton...Jo vetem Interi(02.03.2011)
» Alberti:Alvarez mund te behet kampion (15.09.2011)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lajme Fc.Inter-
Kërce tek: