Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Del Piero, 17 vite te Juventusi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Del Piero, 17 vite te Juventusi  Empty
MesazhTitulli: Del Piero, 17 vite te Juventusi    Del Piero, 17 vite te Juventusi  EmptySun 12 Sep - 13:50


Del Piero, 17 vite te Juventusi  Player38alessandro20del


Ndeshja kundër Sampdorias ka shënuar 17 vjet të karrierës së ikonës së Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, me fanellën bardhezi.
“Sot është një ditë shumë e veçantë. Do të kishte qenë mirë të festoja me një fitore sot, por duke analizuar natyrën e kësaj ndeshjeje (që përfunoi baras 3-3) jam i entuziazmuar për atë që shënon një moment në karrierën time”.
“Jam shumë i lumtur me atë që ka ndodhur në karrierën time deri tash dhe unë shikoj përpara që të pres se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Del Piero, i cili njëherit ka kumtuar lajmin se gruaja e tij pret fëmijën e tretë.

Gjatë qëndrimit te Juventusi, nga garat e rëndësishme, Del Piero e ka fituar shtatë herë Scudetton [1994/95, 1996/97, 1997/98, 2001/02, 2002/03, (2004/05, 2005/06)], një herë Serien B (2006/2007) një herë Kupën e Italisë (1994/95), katër herë Superkupën e Italisë (1995, 1997, 2002, 2003), një herë Ligën e Kampionëve (1995/96), një herë Kupën e Botës për Klube (1996), një herë Superkupën e Evropës (1996), një herë Kampionatin Botëror (me Italinë në vitin 2006) etj.

Sa u përket arritjeve dhe çmimeve personale veçojmë: lojtari më i mirë i ri (1995), futbollisti evropian i vitit U-23 (1996), golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve (1997-1998), futbollisti italian i vitit (1998, 2008), lojtari më i dashur i tifozëve (2001, 2008), golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Superkupën e Italisë, golashënuesi më i mirë i Kupës së Italisë (2005/2006), golashënuesi më i mirë në Serie B (2006/2007), çmimi “Këmba e Artë’ (2007), Sportisti i vitit (2007), golashënuesi më i mirë në Serie A (2007/2008), golashënuesi dhe lojtari me më shumë paraqitje te Juventusi i të gjitha kohërave etj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Del Piero, 17 vite te Juventusi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Del Piero: Do ta rinovoj kontratën sepse e dua Juventusin
» Del Piero i kënaqur me fitoren ndaj Lyonit
» Del Piero: Duam tituj
» Del Piero synon sezon të suksesshëm
» Del Piero: Do të jetë bukur ta mposhtim Milanin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: