Titulli: Guardiola qetëson Ibrën Sat 11 Sep - 0:10
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka tentuar që të shuajë zjarrin në çështjen e tij dhe Ibrahimovicit, duke thënë se ai është i kënaqur që ka punuar me sulmuesin suedez.
“Ibra tha se unë jam filozof? Unë do të doja që të isha filozof, por nga toni se si ai e ka thënë këtë, ai nuk e mendoi si kompliment. Unë i jam mirënjohës për punën e madhe që ka bërë në fitimin e pesë titujve. Nuk e di nëse do ta kishim bërë pa të”.
“Unë e kuptoj, se nga çfarë është thënë nga ai dhe agjenti i tij, se ata nuk dëshiruan të punojnë me mua. Por, unë jam i lumtur sepse mësova shumë nga ai. Shpresoj se ai do të gjejë vend te Milani. Shpresoj se ai do ta fitojë Serie A dhe të kualifikohet për herë të dytë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve”, tha Guardiola.