Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Behrami i zhgënjyer që mbeti në West Ham

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Behrami i zhgënjyer që mbeti në West Ham Empty
MesazhTitulli: Behrami i zhgënjyer që mbeti në West Ham   Behrami i zhgënjyer që mbeti në West Ham EmptySat 4 Sep - 7:38


Behrami i zhgënjyer që mbeti në West Ham 37743




Mesfushori kosovar Valon Behrami ka pranuar se është i zhgënjyer që do të vazhdojë të luajë për skuadrën angleze West Ham United. Reprezentuesi i Zvicrës ishte pranë kalimit te ekipi italian Roma, por transferi dështoi në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës. Afati kalimtar në ligat evropiane përfundoi të martën.
Behrami 25-vjeçar priste t'u nënshtrohej kontrollimeve mjekësore për të firmosur me Romën, por oferta e ekipit roman nuk u pranua nga krerët e West Hamit. Behrami qëndroi në Itali në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Futbollisti mitrovicas pritet që në afatin kalimtar të janarit të transferohet te skuadra e Romës. Behrami pret që deri në janar të ndihmojë skuadrën e West Hamit në Premier League. Skuadra londineze ka humbur tri ndeshjet e para dhe është e fundit në klasifikim. Behrami nuk është paraqitur në asnjërën nga tri ndeshjet e para.
"Jam shumë i dëshpëruar që marrëveshja nuk u realizua. Transferimi dështoi në çastet e fundit dhe vendimtare. Trajneri Avram Grant më dha leje që të bisedoj me Romën", ka deklaruar Behrami, shkruan të premten gazeta angleze Daily Mail.
"Edhe pse më dha leje të negocioj me Romën, Grant më tha se ka nevojë për mua, pasi West Hami nuk po luan mirë dhe është në vendin e fundit. Jam shumë i bindur që sërish do të luaj me West Hamin".
Behrami me skuadrën londineze ka kontratë deri në qershorin e vitit 2013. Në këtë skuadër qe transferuar në vitin 2008 nga Lazio për një dëmshpërblim prej gjashtë milionë eurosh. Shumë të përafërt ka ofruar edhe Roma për të siguruar shërbimet e kosovarit.
Për Behramin gjatë verës interesim treguan edhe Liverpooli, Palermo, Sampdoria, Juventusi dhe Cesena.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Behrami i zhgënjyer që mbeti në West Ham
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Behrami lojtar i Galatasarayt?
» Gourcuff i zhgënjyer pas disfatës (17.03.2011)
» Behrami kthehet në radarin e Romës
» West Ham afër trasnferimit të Ben Haim
» Zyrtare: Valon Behrami kalon në Fiorentina

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: