Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Zyrtare: Valon Behrami kalon në Fiorentina

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Zyrtare: Valon Behrami kalon në Fiorentina Empty
MesazhTitulli: Zyrtare: Valon Behrami kalon në Fiorentina   Zyrtare: Valon Behrami kalon në Fiorentina EmptyWed 26 Jan - 4:33

Zyrtare: Valon Behrami kalon në Fiorentina E8


Mesfushori kosovar Valon Behrami, të martën, ka mbajtur stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, Fiorentina.

Ai fillimisht kaloi me sukses kontrollimet mjekësore, e më pas iu dha "iza" për t'iu bashkuar bashkëlojtarëve të tjerë në stërvitje.
Sipas të atit të tij, Ragip Behrami, 25-vjeçari mitrovicas ka firmosur kontratë me Fiorentinën deri më 1 korrik të vitit 2014. Ai do të prezantohet të mërkurën në fanellën e re të "violas". Fiorentina për transferimin e tij i ka paguar West ham United rreth pesë milionë euro dëmshpërblim. Sipas mediave italiane, ai do të përfitojë rreth 1.2 milion euro në vit, ndërsa debutimi i tij pritet të bëhet javën e 22-të, pikërisht kundër ish-ekipit të tij, Lazios, ndeshje kjo që zhvillohet në fundjavë.
"Valoni sot (e martë v.j.) ka nisur stërvitjet me Fiorenitinën, pasi testet mjekësore i ka përfunduar me sukses. Valoni ka nënshkruar kontratë dhe nesër (e mërkurë v.j.) në mëngjes do të prezantohet edhe zyrtarisht në fanellën e Fiorentinës. Valoni po ndihet mjaft mirë që ka filluar të stërvitet dhe gjithçka ka shkuar ashtu siç kemi pritur", ka thënë babai i Valonit, Ragip Behrami.
Behrami në verën e viti 2008 u largua nga Lazio dhe pati firmosur me West Ham United kontratë deri në 2013. Ai në Premier League gjithsej ka zhvilluar 58 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.
Sipas babait të Valonit, Ragip Behrami raportet me trajnerin e skuadrës së Fiorentinës, Sinisha Mihajloviq, do të jenë të mira. Ai tha se klubi është italian, e jo personal i Mihajloviqit që në të kaluarën ka shfaqur nacionalizmin e tij karshi shqiptarëve.
"Valoni është shumë i gëzuar që është kthyer në Serie A. Jam i bindur që raportet me trajnerin do të jenë të mira, pasi ky është klub italian. Ani pse është serb, ai nuk guxon të merret me çështje që i takojnë politikës dhe urrejtjes që ka ndaj shqiptarëve dhe nuk do të guxojë t'i mendojë ato në Fiorentinë. Kemi të bëjmë me profesionalizëm dhe mendoj se Valoni do të jetë i përkrahur si çdo futbollist i Fiorentinës pa dallim kombësie", ka shtuar Behrami.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zyrtare: Valon Behrami kalon në Fiorentina
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Inter - Fiorentina : Formacionet Zyrtare. Coutinho mbrapa Pazzo-Milito (10.12.2011)
» Behrami lojtar i Galatasarayt?
» Behrami i zhgënjyer që mbeti në West Ham
» Behrami kthehet në radarin e Romës
» Behrami: Liga Premier më e vështirë se Serie A

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: