Cesc Fabregas do të largohet nga Arsenali për t’iu bashkuar Barcelonës verën e ardhshme, bën të ditur shtypi spanjoll.E përditshmja Sport shkruan se pas dhjetë muajsh, Fabregas do të jetë në Camp Nou. Pavarësisht ardhjes së Javier Mascherano nga Liverpooli, trajneri Pep Guardiola ka lënë hapësirë në ekipin e tij për Fabregas, të cilin e dëshiron në ekip verën e ardhshme.
Barcelona shpresoi se do ta transferojë mesfushorin që këtë verë, por trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ishte në gjendje t’u rezistojë ofertave të ekipit spanjoll për ta mbajtur lojtarin në Emirates Stadium.
Muajin e kaluar Fabregas ishte lidhur me Interin dhe u tha se klubi anglez kishte refuzuar edhe një ofertë të gjigantit italian.