bukxy juve Anëtar
| Titulli: Inter 2-3 Panathinaikos Tue 3 Aug - 22:50 | |
| Skuadra greke Panathinaikos ka arritur të mposhtë kampionin e Evropës, Interin, me rezultat 3-2, në një miqësore parasezonale të zhvilluar në Toronto të Kanadasë.
Benitez vendosi që të luante me lojtarë dytësorë, duke përfshirë këtu Materazzin, MacDonald Marigan dhe Joel Obi, kurse pushoi lojtarë si Lucio, Maicon, Diego Milito dhe Thiago Motta, ndërsa Mario Balotelli as që kishte udhëtuar në Kanada.Cisse i dha epërsinë Panathinaikosit pasi shfrytëzoi mirë një gabim të portierit të Interit, Paolo Orlandoni (13). Ishte përsëri Cisse ai që me një goditje nga 30 metra e realizoi dhe golin e dytë për grekët (22’). Samuel Eto’o e riktheu Interin në lojë për rezultatin 2-1 pas gjysmë ore lojë (32’), kur shfrytëzoi për mrekulli një bashkëpunim mes Obit dhe Marigas. Sebastian Letos iu desh që të depërtonte në mbrojtjen e Interit sikurse gjatë fëmijërisë, për të mposhtur një Orlandoni aspak në formë në minutën e 42-të për rezultatin 3-1.Philippe Coutinho e shënoi golin e tij të parë në fanellën e Interit, kur me një goditje fotografoi portierin grek Tzorvas dhe atë vetëm pesë minuta pasi hyri në lojë (85’). Diego Milito hyri në lojë së bashku me Maicon gjatë pjesës së dytë dhe pikërisht ishte Milito ai që në sekondën e fundit pati një rast të mrekullueshëm për të barazuar, por nuk arriti që goditjen me kokë ta drejtojë në portë. | |
|