Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është duke synuar një rekord të ri golashënues për sezonin e ri.
Totti shpreson se ai do të mund të tejkalojë Roberto Baggion në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Serie A. Sulmuesi i Romës ka shënuar 192 gola në 442 paraqitje në Serie A, dhe është i gjashti i të gjitha kohërave. “Nëse luaj të gjitha ndeshjet atëherë mund ta arrij këtë. Më mungojnë 13 gola. Do ta bëj këtë që në pjesën e parë të sezonit, nëse luaj të gjitha ndeshjet”, ka thënë Totti.