Ekipi numër tre në Apenine, Milani, është në gjendje ta shesë njeriun që e mbajti klubin sezonin e kaluar dhe atë vetëm për 10 milionë euro.
Sipas Il Corriere dello Sport, Rossonerët mund të binden që ta shesin ish-yllin e Barcelonës nëse vjen ndonjë ofertë prej rreth 10 milionë eurosh. Flamengo dhe La Galaxy janë ndër ato skuadra tejet të interesuara për shërbimet e mjeshtrit brazilian. Milani është i gatshëm t’ia ofrojë Dinhos një kontratë të re, por nuk mund ta paguajë më shumë se 4 milionë euro në sezon, gjë që e ka detyruar agjentin dhe vëllanë e brazilianit, Roberto De Assis, që të negociojë me skuadra të interesuara.