tifo_ultras Co-Admin
| Titulli: Berlusconi: Nuk ka shpenzime në merkato Thu 15 Jul - 3:30 | |
| Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, edhe njëherë e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se gjatë kësaj vere tifozët e Milanit nuk duhet të presin superlojtarë, pasi Rosonerët do të kufizohen në shpenzime. “Për shtatë vite unë kam shpenzuar 427 milionë euro para të mia në klub. Më pas, kur e shikova bilancin e shpenzimeve, vërtetë jam shtangur”, theksoi ai për La Stampa.Kohëve të fundit po flitet se Milani mund t’i shitet ose kompanisë arabe Fly Emirates ose gjigantit rus të gazit, Gazprom dhe si zakonisht edhe për këtë çështje kryeministri italian pati sens të mjaftueshëm humori.“Nëse ata më japin 427 milionë euro, atëherë do ta shes. Por, si president që kam fituar më shumë se çdokush tjetër, unë kam dëshirë të vazhdoj ta mbaj klubin”, përfundoi Berlusconi. | |
|