Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Man Utd dëshiron ta rikthej Forlan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Man Utd dëshiron ta rikthej Forlan Empty
MesazhTitulli: Man Utd dëshiron ta rikthej Forlan   Man Utd dëshiron ta rikthej Forlan EmptySun 4 Jul - 2:02

Man Utd dëshiron ta rikthej Forlan Diego-forlan


Njëri prej trajnerëve në stafin e gjerë të Sir Alex Fergusonit te Manchester Unitedi, ka thënë se ai do ta mirëpriste një rikthim të superyllit uruguaian, Diego Forlan, pasi ky i fundit shkëlqeu gjatë këtij sezoni.


31 vjeçari një kohë luajti te Manchester Unitedi, ku dështoi ta tregonte veten, pasi që shënoi vetëm një gol në fanellën e Djajve të Kuq, ndërsa pas kalimit në Spanjë, ai shkëlqeuvit pas viti, duke u shndërruar kështu në një prej sulmuesve më të frikshëm në Evropë.
“Diego ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Por, ne kemi mbajtur disa stërvitje individuale me Forlan, për muaj të tërë ne punuam shumë. Unë i kam thënë atij, ‘çfarë mëson këtu, e ke për vete. Ti je lojtar që i jep çdo skuadre diçka’. Ai u zhvillua në mënyrë fantastike, aq i kompletuar, një top atlet. Unë vërtetë do ta mirëprisja nëse do të kthehej te Manchester Unitedi”, theksoi Rene Meulensteen.
Meulensteen shtoi se ai ia kishte dërguar një mesazh Forlanit pas finales së Europa League, ku e përgëzoi për paraqitjen, duke kërkuar nga ai që të rikthehej, ndërsa përgjigja e Forlanit ishte se ai është ‘i gatshëm’ për ta bërë rikthimin te ish-klubi.
Por Forlan së fundi ka mohuar çdo spekulim që e lidh atë me një largim nga Atletico Madrid.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Man Utd dëshiron ta rikthej Forlan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Forlan: Nuk kthehem te United
» Juventusi në bisedime për Forlan
» Forlan të rikthehet në Old Trafford?
» Forlan: Do të qëndroj në Atletico
» Totenham kërkon Forlan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: