tifo_ultras Co-Admin
| Titulli: Klubet e Serie A kundër rregullit të ri të FIGC Sun 4 Jul - 2:02 | |
| Federata italiane e Futbollit (FIGC), ka goditur klubet e Serie A, pasi që me një rregull të ri të aprovuar, obligon që nga kjo verë, klubet të mos kenë të drejtë të transferojnë më shumë se një lojtar joevropian. “Këshilli i klubeve të Serie A nuk ka dashur që ky numër të reduktohej nga dy në një. Ne duhet të fillojmë një politikë të re e cila i kufizon të huajt dhe i vlerëson më shumë akademitë vendore. Ky reduktim nga dy në një është vendosur nga Këshilli Federal edhe pse klubet nuk ishin në pajtim me këtë”, theksoi Sergio Campana, presidenti i Shoqatës italiane të Futbollistëve.Kjo marrëveshje vjen si pasojë e eliminimit turpërues të Italisë në Kampionat Botëror, ndërsa nevoja për ndryshime rënjësore në sistemin e rekrutimit, ka detyruar FIGC të marr këtë vendim. Kundër këtij rregulli të ri u shpreh hapur presidenti i Lazios, Claudio Lotito, që ishte shumë pranë transferimit të dy futbollistëve të rinj joevropian. | |
|