Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Zyrtare: David Vila te Barcelona! (20.05.2010)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin
Fc.Inter Albanian



Zyrtare: David Vila te Barcelona!  (20.05.2010) Empty
MesazhTitulli: Zyrtare: David Vila te Barcelona! (20.05.2010)   Zyrtare: David Vila te Barcelona!  (20.05.2010) EmptyThu 20 May - 8:16

Zyrtare: David Vila te Barcelona!  (20.05.2010) Vila1

Sulmuesi i Spanjës do të luajë me katalanasit sezonin e ardhshëm. 40 milionë euro në arkat e Valencias

Barcelona ka rënë dakord dje me Valencian për blerjen e sulmuesit David Vila për 40 milionë euro. Vila do të bëjë vizitat mjekësore nesër para se të firmosë një kontratë katërvjeçare, me opsionin për një një vit të pestë. Lajmi është dhënë nga kampionët spanjollë në faqen e tyre web. Vila 28-vjeçar ka shënuar 21 gola në ligë për Valencian sezonin që sapo u mbyll dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i Spanjës. Ai ka shënuar 28 gola në total në 45 ndeshjet e këtij sezoni. “Eshtë një shitje e mirë dhe e nevojshme për shkak të situatës financiare të klubit”, ka thënë presidenti i Valencias, Manuel Lorente. “Ishte një vendim i dhimbshëm për ne, por duhej marrë.” Vila ishte kërkuar nga Barcelona, Real Madridi, Mançester Junajtid dhe Çelsi që vitin që shkoi. “Ne kemi pasur oferta të mira nga klube të ndryshëm, por mbi të gjitha nga një klub anglez, që nuk ishte Çelsi. Por Barça ishte oferta më e mirë për ne dhe lojtarin, i cili donte të qëndronte në Spanjë.” Valencia i kishte refuzuar ofertat për Vilën më parë, sepse donte të arrinte një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin që vjen (të cilin e arriti).

Lorente ka thënë se vitin që shkoi klubi ishte në humbje me 78 milionë euro. Drejtori sportiv i Barcelonës, Tçiki Begirishtain, ka thënë se Vila do ta forcojë edhe më shumë lojën e Barcelonës. “Ashtu si Mesi, ai është një kombinim mes një sulmuesi qendre dhe një mesfushori të djathtë, që mund të kalojë edhe në qendër”, ka thënë Begirishtain. “Profili i tij është ai i një lojtari të shkathët në lëvizjet në mesfushë dhe që manovron shumë mirë në hapësira të hapura pasi është shumë i zgjuar.” Vila ka shënuuar 206 gola në 393 ndeshje që prej debutimit të tij për Sporting Gijonin në vitin 2003, që përfshin edhe dy sezone te Saragoza para se të shkonte te Valencia në vitin 2005. Vila ka qenë golashënuesi më i mirë në Euro 2008, duke e ndihmuar Spanjën të fitojë titullin kampion.

Ai ka shënuar 36 gola në 55 ndeshje për Spanjën dhe është duke iu afruar Raul Gonzalezit, që ka 44 gola në 102 ndeshje. “Ai është një lojtar, që mund të bëjë diferencën”, ka thënë mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez. “Ai është fitues.” Ardhja e Vilës trondit të ardhmen e Zllatan Ibrahimoviçit dhe Tierri Henrisë, pasi ata kanë bërë një sezon nën nivelin e tyre. Begirishtain ka thënë se Ibrahimoviç nuk ishte në shitje, ndërsa Henri e ka derën të hapur për t’u larguar. “Si përherë, Ibrahimoviç ka nevojë të ndihet i lumtur te ne. Ai ka nevojë të ndihet mirë në një skuadër si e jona dhe i duhet të vendosë”, ka thënë Begirishtain për sulmuesin suedez, i cii shënoi 21 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon për Barçën.

Henri ka qenë thuajse përherë në bankinë në pjesën e dytë të sezonit dhe shënoi vetëm katër gola. Sulmuesi i Francës flitet se do të luajë sezonin që vjen në SHBA, edhe pse ka edhe një vit kontratë me Barcelonën. “I takon atij të vendosë nëse dëshiron të luajë këtu apo në një skuadër tjetër ku mund të jetë lider”, ka pohuar

Për Fabregasin vendos Arsenali…

Drejtori sportiv i Barcelonës, Tçiki Begirishtain, ka mirëpritur lajmin se kapiteni i Arsenalit, Çesk Fabregas, do të donte të kthehej në “Nou Camp”, por ka shtuar se janë drejtuesit e Arsenalit që do të vendosin për realizimin e këtij transferimi. Fabregas ka thënë javën që shkoi se dëshironte të kthehej te Barcelona, ku luante para se të kalonte te Arsenali në vitin 2003. Begirishtain ka thënë: “Eshtë një lajm i mirë që ai dëshiron të vijë te ne. Unë mendoj se një ditë ai do të vijë te Barça. Por peshën kryesore e ka klubi i Arsenalit, që duhet të marrë vendimin për të.

Ata e shohin atë si një lojtar shumë të rëndësishëm për ta. Ne duhet ta respektojmë këtë gjë. Ka raste kur dëshirat e lojtarëve nuk realizohen, sepse janë nën kontratë me klube të tjerë. Kur ai pohon se dëshiron të vijë këtu është duke thënë se gjërat te ne janë duke shkuar mirë. Unë nuk e di kur, por kam përshtypjen se ai është lojtar i stilit të Barcelonës dhe se një ditë do të jetë me ne. Shpresoj të jetë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Por ne duhet të respektojmë dëshirën e Arsenalit dhe kontratën që Fabregas ka me këtë klub.” Fabregasi 23-vjeçar është nën kontratë me Arsenalin deri në vitin 2014.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zyrtare: David Vila te Barcelona! (20.05.2010)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: