Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Skela: Me Andorrën, fitojmë për tifozët 29.05.2010

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Skela: Me Andorrën, fitojmë për tifozët 29.05.2010 Empty
MesazhTitulli: Skela: Me Andorrën, fitojmë për tifozët 29.05.2010   Skela: Me Andorrën, fitojmë për tifozët 29.05.2010 EmptySat 29 May - 0:07

Skela: Me Andorrën, fitojmë për tifozët 29.05.2010 Canaskela


Ervin Skela kërkon nga përfaqësuesja shqiptare që t’u dhurojë tifozëve një tjetër kënaqësi, duke fituar në miqësoren me Andorrën.

Kapiteni kuqezi e cilëson përballjen e 2 qershorit si një test mjaft të rëndësishëm për lojtarët e rinj. “Miqësorja me Andorrën mendoj se është një provë e rëndësishme për Kombëtaren, por mbi të gjitha për të gjithë lojtarët e rinj të skuadrës. Ata kanë nevojë për praktikë, për të marrë eksperiencë, pasi do të jenë e ardhmja e Shqipërisë”, deklaroi organizatori vlonjat.

“Ky takim ka një specifikë të ndryshme nga ai me Malin e Zi. Shkalla e vështirësisë është më e ulët, por ne duhet të fitojmë për tifozët. Ndërkohë, përveçse është një kundërshtar i ngjashëm me Luksemburgun, në këtë ndeshje trajneri Kuzhe do të vëzhgojë edhe formën e të gjithë lojtarëve”.

Mesfushori 33-vjeçar duket se është rehabilituar plotësisht nga dëmtimi në kokë, që pësoi në miqësoren e së martës në Podgoricë. Ai qëndroi më pak se 15 minuta në fushë kundër Malit të Zi, pasi pësoi një çarje në kokë. Me gjithë problemin, Skela mund të ishte kthyer lehtësisht në lojë. Por, një gabim në qepjen jashtë vijave kufizuese të fushës, e detyroi që të shkonte në dhomat e zhveshjes për ta mbyllur plagën. Shanset që ai të luajë kundër Andorrës janë të mëdha, edhe sepse stërvitja ka vazhduar normalisht.

“Pas dëmtimit që pësova në Podgoricë vazhdoj të jem nën kujdesin e stafit mjekësor. Gjithsesi, ky nuk është një dëmtim shqetësues, janë gjëra që ndodhin në futboll. Duke vlerësuar faktin se stërvitja po vazhdon normalisht, besoj se do të jem në fushë të martën e ardhshme”, konfirmoi fantazisti. Më tej, Skela foli edhe për paraqitjen e Kombëtares përballë skuadrës malazeze, që edhe pse një përfaqësuese e re në “moshë”, ndodhet më lart se kuqezinjtë në renditjen e FIFA-s.
“Edhe pse luajta pak minuta, jam mjaft i kënaqur për fitoren që skuadra arriti me Malin e Zi. Fqinjët tanë janë një ekip me potencial dhe kanë nivel të përafërt me disa skuadra të grupit tonë eliminator në Euro 2012. Trajneri e shfrytëzoi miqësoren për të vlerësuar reagimin e skuadrës në situata të ndryshme dhe mendoj që u paraqitëm mjaft mirë. Këto teste vlejnë për t’u përgatitur për ndeshjet zyrtare, ku duhet të paraqitemi sa më mirë dhe të realizojmë objektivat e përcaktuar”, shtoi ai.
E ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë në pikëpyetje. Pas rënies së Koblencit në Ligën 3 gjermane, Skela është automatikisht i lirë për të gjetur një tjetër klub ku do të vazhdojë karrierën. Ndeshjet miqësore kanë ardhur në kohën e duhur për mesfushorin, pasi ato mund të shërbejnë si një “vitrinë” e mirë, që ai të tërheqë vëmendjen e skuadrave të ndryshme europiane. Megjithatë, kapiteni i përfaqësueses vazhdon të jetë në pritje: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë verës për të vendosur se ku do të luaj në sezonin e ri. Ende nuk kam asgjë të qartë për atë që do të bëj, por siç e kam theksuar do të vazhdoj të shqyrtoj të gjitha ofertat. Edhe pse dëshira mbetet të mos largohem nga Gjermania, nuk mund ta përjashtoj kalimin në një tjetër kampionat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Skela: Me Andorrën, fitojmë për tifozët 29.05.2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: