Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 "Luanët" besojn se do shkojn shum më nalt 28.05.2010

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



"Luanët" besojn se do shkojn shum më nalt 28.05.2010 Empty
MesazhTitulli: "Luanët" besojn se do shkojn shum më nalt 28.05.2010   "Luanët" besojn se do shkojn shum më nalt 28.05.2010 EmptyFri 28 May - 7:32

"Luanët" besojn se do shkojn shum më nalt 28.05.2010 Cameroon

28 maj- Lideri i shteteve afrikane për nga pjesëmarrja në botërore, Kameruni, paraqitjen e parë në skenën më të madhe e regjistroi në vitin 1982. Në Botërorin 1986 nuk arriti të kualifikohej, por në "Itali 1990" u kthye dhe shfaqi performancën më impresionuese, duke shkuar deri në çerekfinale. Që nga "Italia 1990" deri në "Gjermani 2006" nuk mungoi më. Në botërorin e kaluar në Gjermani nuk arriti të kualifikohet pasi në luftë për biletë e mposhti Bregu i Fildishtë.
Tash Kameruni është kthyer sërish në skenën botërore, me gjeneratën më të mirë në histori. Me një trajner që lojtarët e respektojnë dhe me lojtarin më të mirë afrikan, Samuel Eto'on. Shumë njerëz shpresojnë që Kameruni më në fund të tregojë aftësitë e vërteta.
"Ne sërish kemi kthyer besimin e njerëzve në këtë skuadër. Është një arritje e madhe për të gjithë ne që do të luajmë në këtë botëror, veçanërisht pasi mbahet në kontinentin e Afrikës. Jemi të rrezikshëm pasi kemi një kombinim të mirë të përvojës dhe jemi mësuar të luajmë së bashku", ka thënë ylli i Kamerunit, Samuel Eto'o.
Kualifikimi për Kamerunin nuk ishte aq i lehtë. Në një grup të përbërë nga përfaqësuese si Gaboni, Togo e Maroko, ishte pikërisht skuadra e vogël Gaboni ajo që befasoi. Fitoi dy ndeshjet e para të grupit eliminator, derisa Kameruni e humbi sfidën kundër Togos dhe barazoi kundër Marokos. Por, me ardhjen e francezit Paul Le Guen, "luanët" u këndellen. Shënuan katër fitore rresht dhe siguruan biletën për në Botërorin 2010.
Ndoshta me sulmuesin më të madh në histori të Afrikës, Samuel Eto'on, forca e Kamerunit duhet të jetë në sulm. Por e vërteta është se mesfusha është ajo që e bën Kamerunin të veçantë. Pavarësisht se çfarë formacioni luan 4-3-3 apo 4-4-2 mesfusha e Kamerunit ka aftësi fenomenale për të lidhur mbrojtjen me sulmin.
Pika më e dobët e skuadrës do të jetë mosha mesatare e lartë që ka ekipi dhe aftësia e tyre për t'u përballur me garat në nivelin më të lartë. Kameruni ka në skuadër disa nga futbollistët që kanë luajtur për një kohë të gjatë në nivel të lartë dhe lojtarë që aktivizohen vazhdimisht në skuadrat e tyre. Lojtarë si rasti i 33-vjeçarit Rigobert Song, kanë nisur të ngadalësohen.

Paul Le Guen është një trajner i respektuar nga lojtarët. Futbollistët kamerunas preferojnë më shumë metodën e tij të punës sesa atë të parardhësit, Otto Pfister. Por, pa përvojë në futbollin afrikan, Le Guen, duhet të tregojë veten në "Afrikë të Jugut 2010".

Njëri prej lojtarëve më të trofeshëm në histori të futbollit afrikan, Samuel Eto'o, në Afrikë të Jugut synon të vërtetojë se nuk e ka lëshuar forma në vitet e fundit. Ai do të synojë t'i tregojë botës se çfarë është i aftë të bëjë. Në "Franca 1998" dhe "Kore e Jugut e Japoni 2002", Eto'o ishte tepër i ri për të treguar performancë të madhe. Idriss Kameni (Espanyol) pa dyshim është portieri më i mirë afrikan dhe me të vazhdon tradita e portierëve kualitativ kamerunas. Ka reflekse të shpejta dhe intervenimet e mëdha e kanë bërë atë njërin prej portierëve më të respektuar në Spanjë. Stephane M'bia (Marseille) një kohë të gjatë është vlerësuar si pasardhës i Geremis dhe ai e mori pozitën e tij. Nëse M'bia arrin t'i evitojë lëndimet, atëherë mund të pritet përformancë e madhe nga ai. M'bia këtë vit ka kaluar nga Rennesi në Marseille.
Momenti më i mirë i Kamerunit ka qenë definitivisht performanca në lojërat olimpike "Sydney 2000". Kundër Spanjës në finale Kameruni ishte në disavantazh pas pjesës së parë, por arriti të rikthehet duke barazuar rezultatin në 2:2. Në fund Kameruni doli fitues pas penalltive. Atëbotë, shkëlqeu portieri Idriss Kameni që ishte vetëm 16-vjeç.
Kalimi i fazës grupore është obligim për Kamerunin dhe arritja deri në çerekfinale do të ishte baras me mrekullinë për "luanët".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Luanët" besojn se do shkojn shum më nalt 28.05.2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perez Anuncon: "Mourinho Eshte Trajneri i Ri i Realit" (26.05.2010)
» Moratti: "Tifozet e Meritonin Kete Champions" (25.05.2010)
» Aurelio, kam shum oferta nga Serie A 27.05.2010
» Benitez '' Moratti ben shum gabime 7.10.11
» Inter shum afer Mascheranos 17.06.10

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: