Arjen Robben thotë se bashkëkombësi i tij Rafael va nder Vaart dëshiron t’i bashkohet atij te Bayerni i Munichut.
Robben ishte i detyruar të largohet nga Real Madridi verën e kaluar pasi mbretërit filluan një periudhë të re nën drejtimin e Florentino Perez dhe angazhuan Cristiano Ronaldon, Kaka, Benzema dhe Xabi Alonson.
Van der Vaart arriti të qëndrojë në Real verën e kaluar, por thuhet se ish-ylli i Ajaxit dhe Hamburgut do të nxirret në shitje sapo në stolin e trajnerit të arrijë Jose Mouriho.
“Rafa është ai i cili më tha se sa klub i madh është Bayerni kur ne të dy luanim në Real Madrid. Po ashtu më këshilloi të transferohem në Munchen. Ai më ka thënë se nëse Bayern dëshiron ta angazhojë, ai do të udhëtojë me biçikletë deri në Munchen për të nënshkruar”, ka thënë Robben për Kicker.!