Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Shaqiri, fotomodel i gjigandit "Nike" (17.03.2011)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
eN
Co-Admin
Co-Admin
eN



Shaqiri, fotomodel i gjigandit "Nike" (17.03.2011) Empty
MesazhTitulli: Shaqiri, fotomodel i gjigandit "Nike" (17.03.2011)   Shaqiri, fotomodel i gjigandit "Nike" (17.03.2011) EmptyThu 17 Mar - 2:39

Shaqiri, fotomodel i gjigandit "Nike" (17.03.2011) 17-shaqir4


Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri i ka ndjekur këshillat e fotografëve me përpikëri, sikur të ishte marrë me modelim gjatë gjithë karrierës.

Ai nuk e pati problem të ndjekë këshillat e tyre që i thoshin të "bënte" një fytyrë të gëzuar, sikundër të bënte edhe fytyrën që e kishte bërë kur mori kartonin e kuq në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Spartakut të Moskës.

"Unë kam shumë kualitetet. Kjo punë e modelimit, do të përcillet me batuta nga bashkëlojtarët e mi në skuadër", ka thënë Shaqiri, shkruan "20 minuten.ch" të mërkurën.

Mesfushori kosovar ka prezantuar koleksionin e ri të këpucëve të futbollit të firmës "Nike", "Mercurial Vapor SuperFly III". Në ndeshjen kundër Grasshopperit, të dielën, ai për herë të parë do t'i veshë në ndonjë ndeshje zyrtare. Që nga prilli këpucët do të dalin në shitje.

Këpucët e Shaqirit janë edhe me emra. Ai në këpucë ka shënuar emrat e vëllezërve, Erdinit e Arianitit dhe motrës Medinës. Edhe pse 19-vjeçari ka një kontratë profesioniste ai ende jeton me familjen.

"Për fat të mirë nuk kam një të dashur, pasi do të ishte e vështirë të shënoja edhe emrin e saj në këpucë", ka thënë Shaqiri.

Shaqiri është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane. Ai edicionin e kaluar me Baselin fitoi titullin e kampionit të Zvicrës dhe Kupën e Zvicrës. Kosovari njëherësh është edhe reprezentues i rregullt i Përfaqësueses së Zvicrës dhe me këtë të fundit vitin e kaluar u paraqit në Botërorin 2010 në Afrikë të Jugut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shaqiri, fotomodel i gjigandit "Nike" (17.03.2011)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shaqiri shënon ndaj Anglisë
» Sneijder nga Twitter:"Fitorja e fundit dhe e rendesishme per vitin 2011" (22.12.2011)
» Kampionati Italian 2011-2012 dhe Kupa e Italise Datat (24.06.2011)
» Champions League 2011/2012: Ja 32 pjesemarreset, me 5 te reja.(25.08.2011)
» Lojtari me i mire Zikalter ne Sezonin 2010-2011 (25.05.2011)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: