Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka mohuar spekulimet se
klubi londinez ka filluar bisedimet për transferimin e sulmuesit të
Udineses, Alexis Sanchez.Të premtën kemi raportuar se
Chelsea tashmë ka hyrë në bisedime me Udinesen, pasi presidenti i klubit
italian kishte deklaruar se Blutë kanë bërë ofertë të lartë.
“Nuk është e vërtetë se kemi biseduar me pronarin e Udineses. Nuk dua
të flas për këtë pasi që është konfidenciale”, theksoi ‘Carlito’.