Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Venger: Golin e pësuam pas skadimit të kohës shtesë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Venger: Golin e pësuam pas skadimit të kohës shtesë Empty
MesazhTitulli: Venger: Golin e pësuam pas skadimit të kohës shtesë   Venger: Golin e pësuam pas skadimit të kohës shtesë EmptySun 19 Sep - 0:29


Venger: Golin e pësuam pas skadimit të kohës shtesë Arsenewenger


Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger ka qenë tejet i zemëruar pasi skuadra e tij në kuadër të javës së 5-të në Ligën Premiere mori vetëm një pikë si mysafire e Sanderlendit (1:1).

Pas golit të rastësishëm dhe të jashtëzakonshëm të Çesk Fabregasit në minutën e 13-të, Sanderlendi arriti të barazojë shifrat me golin e Darrent Bentit, pas skadimit të kohës shtesë të dhënë nga gjyqtari. Vengeri nuk ka mundur të qetësohet me faktin që gjyqtari ka lejuar që të zhvillohet loja edhe pas përfundimit të kohës shtesë. “Golin e pësuam pasi kaluan katër minutat e treguara nga gjyqtari. E di se gjyqtari mund të lejojë lojën edhe pas skadimit të kohës shtesë, por në ato katër minuta nuk ndodhi asgjë që do ta arsyetonte atë shtyrje. Por, tash nuk mund të bëjmë asgjë, humbëm dy pikë”, ka thënë Venger. Përveç barazimit trajneri i “Topçinjve’ ishte i shqetësuar edhe për shkak të lëndimit të Çesk Fabregasit. Në fakt spanjolli u lëndua me rastin e shënimit të golit dhe ashtu luajti deri në minutën e 29-të. Tash për tash nuk dihet serioziteti i këtij lëndimi dhe për sa kohë do të mungojë kapiteni i Arsenalit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Venger: Golin e pësuam pas skadimit të kohës shtesë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Allegri: Pësuam në kundërsulme
» Biraghi: "Me Kalimin e Kohes Do Ta Kuptoj..." (01.08.2010)
» Uefa, dritën e gjelbërt referav shtesë 27.05.2010
» Nagatomo premton golin e trete (14.12.2011)
» Milito:I lumtur per golin,qendroj ne Inter (29.05.2011)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: