Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Zhirkov pagëzon vajzën me emrin Milan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



Zhirkov pagëzon vajzën me emrin Milan Empty
MesazhTitulli: Zhirkov pagëzon vajzën me emrin Milan   Zhirkov pagëzon vajzën me emrin Milan EmptySun 12 Sep - 14:15



Zhirkov pagëzon vajzën me emrin Milan 12zhirkov4


Futbollisti i Chelseat dhe i Përfaqësueses së Rusisë, Yuri Zhirkov, ka bërë një gjest të pazakontë, duke e pagëzuar vajzën e tij të posalindur me emër djali. Zhirkov vajzën e tij e ka pagëzuar me emrin Milan, shkruajnë të shtunën mediumet angleze.
Mesfushori rus ka thënë se ka vepruar kështu, pasi kur ishte fëmijë adhuronte skuadrën italiane Milan. 27-vjeçari Zhirkov ishte tifoz i flaktë i ekipit nga "San Siro". Ai ka pranuar se ka ëndërruar të luajë me fanellën e Milanit.
"Arsyet për këtë emër të vajzës sime janë shumë të thjeshta. Kur kam qenë fëmijë kam ëndërruar të luaj për Milanin ose Barcelonën. Por, skuadra italiane me fle më shumë në zemër", ka deklaruar Zhirkov. "Emri i vajzës nuk ka ndonjë lidhshmëri tjetër. Kam vendosur për emrin Milan nga dashuria e madhe që kam për klubin italian".
Zhirkov pret që të ketë telashe me mediumet angleze, të cilat sipas tij, do të përdorin emrin e vajzës për të spekuluar se ai dëshiron të largohet nga Chelsea dhe të kalojë në Milan.

"Tash të gjithë do të shkruajnë se do të shkoj te Milani, por kjo nuk është arsyeja e emrit të vajzës sime. Mbetet që edhe djalit t'ia ndryshoj emrin në Milan para se Silvio Berlusconi të kuptojë dashurinë time dhe të më transferoj atje", ka thënë Zhirkov në shaka.

Zhirkov është i martuar me modelen ruse Inna dhe tashmë ka dy fëmijë, djalin dyvjeçar Dmitriyn dhe vajzën Milan.
Ai në verën e vitit të shkuar u transferua te Chelsea nga CSKA Moska për një dëmshpërblim prej 21 milionë eurosh. Ai me ekipin londinez ka kontratë deri në qershorin e vitit 2012. Mesfushori rus deri më tani për Chelsean ka luajtur 17 ndeshje, kurse për Përfaqësuesen e Rusisë i ka zhvilluar 36 ndeshje.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zhirkov pagëzon vajzën me emrin Milan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Milan, alarm ne mbrojtje (25.10.2010)
» Inter-Milan Do Te Drejtohet Nga Tagliavento
» Zyrtare: Milan transferon Vila
» Veterano,Real Madrid 4-3 Ac Milan
» Inter dhe Milan në kërkim të Godin 03.06.10

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: