Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 SHBA-të, kampionë të botës në basketboll

Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin
tifo_ultras



SHBA-të, kampionë të botës në basketboll  Empty
MesazhTitulli: SHBA-të, kampionë të botës në basketboll    SHBA-të, kampionë të botës në basketboll  EmptySun 12 Sep - 13:38


SHBA-të, kampionë të botës në basketboll  Duranto


SHBA-të janë kampionët e botës në basketboll, pasi që kanë mposhtur në finalen e madhe të zhvilluar në Sinan Erdem Dome, nikoqirin Turqinë, me rezultat 81-64.

Që nga fillimi i takimit u vërejt që amerikanët janë më në disponim për këtë finale dhe janë shfaqur shumë më të përgatitur fizikisht. Amerikanët në çdo periudhë të kësaj finale ishin më të mirë, gjë që ndikoi dhe në rezultatin përfundimtar, i cili ishte 17 pikë epërsi në të mirë të SHBA-ve.
I padiskutueshëm në këtë ndeshje dhe në tërësi në këtë Botëror ishte Kevin Durant, i cili bombardoi turqët nga çdo pozitë e mundshme. Nga ana tjetër, nikoqiri u shfaq i pafuqishëm për të bërë diçka më tepër në këtë ndeshje.
SHBA-të dhe përzgjedhësi Mike Krzyzewski e përmbyllën me sukses finalen e parë pas vitit 1994, ndërsa turqët nga ky Botëror mund të nxjerrin shumë gjëra pozitive, si nga organizimi ashtu dhe nga ecuria në Botëror.
Njeriu i cili shënoi 28 pikë në sfidën finale ndaj Turqisë, Kevin Durant, fitoi trofeun e MVP-së së Kampionatit Botëror, si lojtari më i vlefshëm i tij.

Ekipi më i mirë i Botërorit përbëhet nga Kevin Durant, Milos Teodosic, Hidayet Turkoglu, Linas Kleiza dhe Luis Scola.
Nga ana tjetër, vlen të përmendet që Lituania është fituesja e vendit të tretë, pasi mposhti Serbinë me rezultat 99-88.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHBA-të, kampionë të botës në basketboll
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» CorSport-Tre Kampione ne liste nese largohet Eto'o (16.06.2011)
» Coutinho: "Nje Enderr, Arrija Ti Shikoja Keta Kampione Vetem Nepermjet Tv" (29.09.2010)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Kërce tek: