Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuidentifikimiKërko

 

 Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 }

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin
Fc.Inter Albanian



Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } Empty
MesazhTitulli: Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 }   Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } EmptyTue 15 Feb - 6:17

Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } Facche10

Kombesia: Italian
Vendlindja: Regno d'Italia
Datelindja: 18 Korrik 1942
Rroli Qe Ka Luajtur: Mbrojtes

Data e Vdekjes: 4 Shtator 2006 (64 vjec)

Pershkrimi:
Lojtare dhe me vone dirigjent teknik ne Itali, ne karrieren e tij futbollistike ka luajtur rrolin e nje mbrojtesi te qendres si ne ekipin Zikalter ashtu edhe ne kombetaren e Italise, kombetare ne te cilen si kapiten ka arritur te fitoje europianin e 1968 dhe eshte shpallur nenkampion bote ne vitin 1970. Si futbollist ka arritur te renditet ne vendin e 90 te lojtareve me te mire te shekullit te XX nga revista boterore e futbollit "World Soccer". Ne vitin 2004 u be pjese e "FIFA 100", lista e 125 lojtareve me te medhej qe jetonin ende, i zgjedhur nga Pele dhe nga Fifa per 100 vjetorin e kesaj Federate.

Karriera:

Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } Giacin10
E nisi karrieren e tij ne klubin e qytetit ku lindi Trevigliese duke u aktivizuar ne kete klub si sulmues. Nga ktu arrin te zbulohet nga Helenio Herrera qe e sjell tek ekipi Zikalter ne sezonin 1960-1961 duke e transformuar ate ne nje mbrojtes qendre nga sulmues qe kish luajtur me pare tek Trevigliese. Debutimi i tij ne Seria A ishte ne ndeshjen e 21 majit te vitit 1961 ne Roma-Inter, ndeshje e fituar nga Zikaltrit me rezultatin 0-2.
Faccheti do te behej pjese e Interit te Madh qe arriti te fitoje 2 Champions League *(ne 1963-1964 & 1964-1965) dhe 4 Serie A *(1962-1963, 1964-1965, 1965-1966 e 1970-1971), gjithashtu me ekipin Zikalter ai do te arrinte te fitone edhe nje Kupe Interkontinentale dhe nje Kupe Italie. Me Inter arriti te luante 634 ndeshje, ne te cilat realizioi 75 gola, 10 ne kampionatin e vitit 1965-1966 duke u shpallur gjithashtu mbrojtesi i pare Italian qe arrinte te shenonte aq shume gola ne nje kampionat Italian. Ne karrieren e tij cilesohet si nje mbrojtes mjaft korrekt, duke pare edhe ndershkimet per te, qe eshte vetem 1 karon i kuq ne te gjith karrieren.

Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } Giacin11
Me kombetaren Italiane, Faccheti debuton me 27 mars 1963 ne ndeshjen Turqi-Itali, e fituar nga Azzurret me rezultatin 0-1. Nga kjo ndeshje, ai arrin te shenoje me vone 94 te tilla, duke u kaluar me vone nga Dino Zoff, Paolo Maldini, Fabio Cannavaro dhe Gianluigi Buffon. Me kombetaren Azzurre ka arritur te fitoje nje Europian te Futbollit ne vitin 1968 si kapiten i saj dhe te shpallej 1 here nenkampion bote ne Boterorin e Meksikes ne vitin 1970.
Me Tarcisio Burgnich, Facchetti ka arritur te formoje dyshen e mbrojtjes me te gjate ne historine e kombetare Italiane per rreth 11 vjet rradhazi nga 1963 deri ne 1974, duke luajtur se bashku 58 ndeshje, nga te cilat 48 te dy se bashku ne qender te mbrojtjes se kesaj kombetareje.

Si Drejtues:

Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } 09012510
Ne te njejtin vit dhe ku ai jep doreheqjen nga futbolli i luajtur, arrin te thirret si ndihmes trajner ne kombetaren Azzurre per boterorin e Argjentines ne vitin 1978. Pasi arrin te fitoje nje post prej perfaqesuesi te jashtem te klubit Zikalter, ai behet Zevendes President i klubit te Atalantes ne Serie A, dhe me pas rikthehet serisht ne klubin Zikalter te drejtuar nga Massimo Moratti duke fituar nje rrol prej Drejtori ne kete klub. Me vone arrin te fitoje nje rrol prej Zevendes Presidenti pas vdekjes se Giuseppe Prisco dhe me 19 janar te 2004 shpallet President i Klubit Zikalter se bashku me Massimo Moratti-n. Si president ne klubin Zikalter ka arritur te fitoje 2 Kupa Italie, 2 Superkupa Italie dhe nje Kampionat. Blerja e fundit e tija ne klubin Zikalter ka qene ajo e lojtarit portugez Luis Figo.

Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } 09012511
Pas disa muajsh i semure me tumor te pankreasit, ndahet nga jeta me 4 shtator te 2006 ne Milano.

Golat me te bukur

Mbrapsht në krye Shko poshtë
henri dedej
Anëtar
Anëtar
henri dedej



Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } Empty
MesazhTitulli: Re: Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 }   Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } EmptySat 9 Apr - 10:16

ku po qe eshte lojtar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Besnik
Anëtar
Anëtar
Besnik



Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } Empty
MesazhTitulli: Re: Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 }   Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } EmptySat 9 Apr - 21:55

RIP Cipe :(
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } Empty
MesazhTitulli: Re: Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 }   Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 } Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Giacinto Facchetti (Cipe) { 1942 - 2006 }
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Intersitat.Com - Vendi ku takohen interistat shqiptare ::  Lajme / Info / Merkato / Lojtaret / Gjithçka Rreth Klubit Zikalter :: Lojtarët Legjendë-
Kërce tek: